Ministri i Mbrojtjes së Kosovës z. Ejup Maqedonci vizitoi Vatrën

Sokol Paja

New York, 17 dhjetor 2023 – Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z.Ejup Maqedonci zhvilloi një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai shoqërohej nga Atasheu Ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Washington Kolonel Berat Shala, diplomati në Konsullatën e Kosovës në New York z.Fatmir Zajmi, znj. Afërdita Zeqiri, shefe e kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, znj.Artina Hamitaga këshilltare për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe z.Afrim Berisha sekretar i Ministrit të Mbrojtjes. Delegacioni i Vatrës përbëhej nga kryetari z.Elmi Berisha, sekretari i Vatrës dr. Pashko Camaj, anëtari i kryesisë Ilir Cubi e anëtari i këshillit të Vatrës Paulin Mrnaçaj.

Në fjalën e mirëseardhjes kryetari Berisha e garantoi ministrin e mbrojtjes Maqedonci se Federata Vatra do të vazhdojë të lobojë për shtetin e Kosovës në Uashington dhe në të gjitha institucionete shtetit amerikan dhe ofroi në emër të vatranëve mbështetjen e pakursyer të Vatrës e shqiptaro-amerikanëve për institucionet e Republikës së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z.Ejup Maqedonci falënderoi Vatrën për kontributin e dhënë për Kosovën dhe i ofroi Vatrës e diasporës shqiptaro-amerikane bashkëpunim shtetëror në çështjet e interesit kombëtar e specifikisht mbrojtjes e sigurisë kombëtare.

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z.Ejup Maqedonci në fjalën e tij vuri në pah bashkëpunimin me SHBA në fushën e sigurisë kombëtare dhe vlerësoi Vatrën si institucion mbarëshqiptar. Renditi disa pika ku kërkohet bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të gjithë faktorëve në fushën e diplomacisë e sigurisë. Ministri Maqedonci shpjegoi me detaje sulmin terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë ku u vra Afrim Bunjaku. Ministri garantoi se shteti ka nën zotërim të plotë territorin e Kosovës dhe se ka një rritje të buxhetit për sigurinë dhe mbrojtjen në 2% të GDP dhe rritje të kapaciteteve të mbrojtjes. Në fund ministri Maqedonci përgëzoi specifiki Vatrën për punën e shkëlqyer në interes të kombit shqiptar, për mbështetjen ndaj Kosovës, për punën dhe ruajtjen e trashëgimisë së lavdishme të Vatrës e shqiptarëve të Amerikës.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com