Mid’hat Frashëri, atdhetari mendjemprehtë e penëhollë, një ndër veprimtarët më të spikatur të nacionalizmës

Mit’hat Frashëri është mbajtur si nacionalist në politikën shqiptare, duke shkruar letra, promemorie, takime në konferenca apo takime me personalitete të politikës ndërkombëtare. Ka qenë kundër komunizmit në Shqipëri, madje e ka konsideruar tragjedi fitoren e tyre. Falë njohjes së disa gjuhëve të huaja, u përpoq në fushën diplomatike, brenda e jashtë Shqipërisë, për bashkimin në Shqipërinë etnike të ish-katër vilajeteve shqiptare, Janinës, Shkupit, Manastirit e Shkodrës.

Mid’hat Frashëri, i njohur me pseudonimin Lumo Skëndo, u lind në Janinë më 25 mars 1880, për t’u shuar në Long Ajllend më 3 tetor 1949. Veprimtaria e tij është e fokusuar në kontributin e tij si diplomat, shkrimtar dhe politikan, gazetar gjithashtu. Spikat si, veprimtar i Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ju besua përgjegjësia si ministër, diplomat. Ka qenë gjithashtu kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

Këndvështrimi politik i Mid’hatit mori ngjyresa edhe më nacionaliste gjatë Lufta së Parë Ballkanike, aq sa u përfshi në veprimtarinë kombëtare në viset shqiptare, ndërsa kushërinjtë qëndruan në Stamboll. Pas një mbledhjeje të mbajtur në shtëpinë e Nexhip bej Dragës në Shkup më 14 tetor 1912, u caktua përfaqësues i Pejës, Gjakovës, Plavës dhe Gucisë së bashku me Rexhep bej Mitrovicën, Bedri Pejanin dhe Salih Gjukën. Në rrugëtimin e tyre do t’u drejtonin një memorandum Fuqive të Mëdha me vulën “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”. Udhëtuan në viset veriore shqiptare për t’i shkëputur malësorët nga joshja e Malit të Zi. Shkuan në fillim në Mitrovicë, pastaj me radhë në Pejë, Gjakovë, Has, Lumë dhe Mirditë. Pasi kishin kaluar luginën e Fanit, vijuan në Rubik, Krujë, Tiranë dhe sosën në Durrës, ku u takuan me Mustafa Krujën, Neki Rulin, Stefan Kaçulinin, Mahmud Beshirin dhe Sali Nivicën. Pasi iu bashkuan Abdi dhe Refik bej Toptani, u mblodhën në shtëpinë e Dom Nikollë Kaçorrit, ku Abdi beu u lexoi një letër nga Syrja bej Vlora për një kuvend mbarëshqiptar. Pas përparimit të trupave serbe, delegacioni kosovar u nis dhe bujtën në shtëpinë e Hasan bej Biçakut në Elbasan, ku pritën t’u bashkoheshin përfaqësuesit e Dibrës si dhe Mehmet pashë Deralla, Ajdin bej Draga me Isa bej Buletinin. Pasi u nisën, Aqif Pasha njofton nga Elbasani me telegram Dervish bej Biçakçiun në Peqin se Mid’hat Beu ishte zgjedhur përfaqësues i Elbasanit së bashku me Lef Nosin dhe Shefqet Dainë. U bashkohen shpurës së Ismail Qemalit në Ardenicë rrugës për në Vlorë. Në Kuvendin e Vlorës, Mid’hati nënshkroi vendimin e shpalljes së pavarësisë me siglën Midhat Frashëri. Gjatë punimeve, një telegram nga Përmeti lajmëroi se nëqoftëse Veli bej Këlcyra nuk kishte ende mbërritur në Vlorë, ta zëvendësonin Syrja bej Vlora me Mid’hat beun.

U emërua ministër i Punëve Botore në Qeverinë e Përkohshme, post prej të cilit dha dorëheqjen më 30 mars 1913; pa dhënë arsyet në letrën e dorëheqjes, por arsyet ishin mosndihma ndaj Mbrojtjes së Janinës nga qeveria. Tetorin e 1913, qe ndër 60 firmëtarët e një memorandumi në të cilin i paraqiteshin një radhojë ankesash kreut të qeverisë së Vlorës. Këtë periudhë (1913-14) punoi mësues në Elbasan. Së bashku me Abdyl bej Ypin dhe Gligor Cilkën, u nis dhe priti ardhjen e Princ Vidit më 7 mars 1914 në Durrës. Më 1914 u emërua ministër i Punëve Botore dhe Telegrafës në qeverinë e dytë të Turhan pashë Përmetit.

Pas kryengritjes së Shqipërisë së Mesme, u largua fillimisht në Itali dhe më pas në Zvicër, ku u vendos në Gjenevë. Më pas kaloi në Vjenë, ku qëndroi pak kohë dhe u nis për në Bukuresht e mandej, në Sofje. Pas bashkëpunimeve me koloninë shqiptare në kryeqytetin bullgar, u kthye në Bukuresht. Nga mesi i Luftës së Parë Botërore, autoritetet rumune e internuan në Moldavi. Më 23 mars 1918 arriti të lirohej dhe u vendos prapë në Bukuresht, në dhjetor u emërua delegat pa portofol i qeverisë së dalur nga Kongresi i Durrësit, megjithëse ishte në Lozanë.

Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan”. Në vitin 1920 ai u vendos në SHBA, kurse u kthye në Shqipëri në vitin 1922.

Në janar 1923 filli detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924–1925 kishte qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.

Në vitin 1927, filloi të botojë sërisht në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit atje. Në Tiranë themeloi librarinë “Lumo Skëndo”. Ne 4 prill 1929 Mit’hat Frasheri në testamentin e tij thotë:

“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Édouard Daladier. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.

Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, u afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t’u vendosur në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet visa. Por Mit’hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit “Valuable”. Gjatë një udhëtimi për në New York ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Gazeta përshkruan se ditën diel u vendos në një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat, 25 kurora nga organizata, grupe e personalitete të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit. Imam Vehbi Ismaili i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet, kanë folur: Nuçi Kota në emër të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të International Peasant Union, Dr. Bistrev, ish-deputet bullgar, në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar, zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë, tërë fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Ferncliff”. Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.

Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA, ai vdes si pasojë e një ataku kardiak. Vdiq beqar në moshën 69 vjeçare i detyruar të jetojë si renegat larg vendit të tij, Shqipërisë. Shpirti i këtij njeriu të ndritëm u shkëput ditën e hënë, dita 3, vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në New Jork, hoteli Winthrop. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj, Muho Xhakja, Astrit Sako, Braho Husi, Sulo Male, Hysni Aliko, Hajredin Peshkëpia, Skënder Omari, Iliaz Guri, Luan Dosti.

Mbas çlirimit të Shqipërisë, me vendim të organeve ekzekutive u sekuestrua pasuria e Mit’hat Bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e tij. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, më 2006, vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet “Bibliofili Lumo Skëndo”. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006

Në ceremoninë e varrimit të tij bëri lutjet fetare të përshpirtjes, Imam Vehbi, i ardhur nga Detroiti, më pas kanë folur në anglisht: Nuçi Kota, i biri ish-kryeministrit monarkist, Koço Kota, në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, pastaj Grigor Tashkovite, ish-senator jugosllav, në emër të Internacional Peasant Union; Dr. Bistrev, ish-deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bullgar, zj. Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë. Arkivoli me trupin e Mit’hat Frashërit u mbulua me Flamurin Kombëtar dhe u nderua nga gati 200 veta. Varrimi u bë në varrezat “Fernchff”, pas fjalës së mbajtur nga Sejfi Protopapa dhe At Paul V. Rado.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com