Më 6 nëntor të vitit 1957, kur u themelu gazeta “Shqiptari i Lirë”

Më 6 nëntor të vitit 1957 – Në Nju Jork, botohet numri i parë i gazetës së përmuajshme “Shqiptari i Lirë”. Pas vitit 1970 gazeta filloi të botohej në mënyrë sporadike; Shqiptari i Lirë, ishte një zë alternativ informimi nga bota e lirë për shqiptarët e shtypur dhe izoluar nga regjimi komunist. Numrat e gazetës futeshin ilegalisht në Shqipëri. “Shqiptari i Lirë” ishte ogan i Komitetit Shqipëria e Lirë, organizatë kundërshtare e regjimit të komunist. Ky komitet ishte themeluar në vitin 1949 në Nju Jork –  dhe për pak kohë u kryesua nga Mid’hat Frashëri. Nga viti 1956 drejtimi iu ngarkua Dr. Rexhep Krasniqit. Gjatë viteve, kjo organizatë ndimoi mijëra shqiptarë të ikur nga Shqipëria që të rifillonin jetën e tyre në Amerikë. Pas rënies së komunizmit, ekzistenca e Komitetit Shqipëria e Lirë u bë e panevojshme dhe  më 1992,  këshilli drejtues vendosi shpërbërjen e tij.

Astrit Lulushi VOA

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com