Më 28 tetor të vitit 1940, Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë

Agresioni italian nuk përbënte ndonjë surprizë për Greqinë. Kishte kohë që kjo gjë ishte “nuhatur” prej tyre. Në fakt për të kuptuar qëllimet e qeverisë fashiste nuk ishte e vështirë sepse incidentet e provokuar nga italianët ishin të shumtë. Ndonëse plani i sulmit ndaj Greqisë ishte një lajm i klasifikuar, pala greke dispononte informata të mjaftueshme mbi këtë plan. Në datën 23 tetor, pra vetëm tetë ditë para fillimit të sulmit, ambasadori grek në Romë njoftoi qeverinë e tij se nga data 25-28 tetor mund të ndodhte sulmi i pritshëm. Para se të vemi tek planet operative të ushtrisë greke, së pari të skicojmë shkurt gjendjen dhe potencialin ushtarak grek në tetor të vitit 1940. Ndërmjet Shqipërisë dhe në Veri të Epirit nuk qëndronte ndonjë barrierë gjeografike, por pranë kufirit shqiptar, në Jugperëndim, gjendet lumi i Kallamasit. Ky lumë përbënte në periudhën me rreshje, sidomos në tetor e nëntor një pengesë serioze natyre që mund të kalohej vetëm në disa vende të pakta. Sidomos bregu i tij i majtë, tepër i pjerrët, favorizonte organizimin e një mbrojte të qëndrueshme. Ndërtimi i pozicioneve mbrojtëse në brigjet e Kallamasit lejonte në të njëjtën kohë përqëndrimin e më tepër trupave në territorin grek në kufi me Korçën, ku pritej edhe goditja italiane kryesore.

Duke u bazuar mbi mendimet e reja operative të shtatorit 1939 u planëzua krijimi i një vije tjetër mbrojtëse. Ky brez apo vijë mbrojtëse, kalonte përgjatë bregut të majtë të lumit Kallamas, Eleja, maleve Gamila, Smolika, Stavros, Psoriarika, Flaciata dhe malit Vormba. Kjo vijë u përgatit 15-20 km larg kufirit shqiptar dhe mbështetej në pjerrësitë dhe kurrizet e maleve të larta Vermion, Smolika, Gamila dhe në rajonin e fortifikuar Eleja. Qëndrueshmërias e saj përforcohej dhe nga lumenjtë Vjosë dhe Kallamas, si dhe nga përrenjtë e shumtë dhe rrjedhjet malore që kalonin përpara pozicioneve të fortifikuara.

Më 28 tetor të vitit 1940, Italia sulmon Greqinë përmes Shqipërisë, duke shënuar hyrjen e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore. Italia u befasua nga qëndresa dhe kundërpërgjigja greke. Lufta filloi pasi diktatori grek Loannis Metaxas hodhi poshtë një ultimatum italian që kërkonte pushtimin e territorit grek. Forcat italiane pushtuan Greqinë. Ushtria greke kundërsulmoi dhe detyroi italianët të tërhiqeshin. Nga mesi i dhjetorit, grekët kishin hyrë në gati një të katërtën e Shqipërisë. Në mars të vitit 1941, në një kundër-ofensive italianët përsëri humbën. Për këtë humbje, më vonë, gjeneralët italianë dhe Musolini do të fajësonin shqiptarët. Dy batalione të quajtur Tomorri dhe Gramshi, të formuar me shqiptarë iu bashkangjitën ushtrisë italiane gjatë konfliktit; Megjithatë, shumica e tyre dezertoi – Në prill të vitit 1941, Gjermania naziste i vjen në ndihmë Italisë dhe pushton Greqinë përmes Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Në 12 prill, ushtria greke filloi të tërhiqej nga Shqipëria. Më 20 prill, ushtria greke e Epirit dorëzohet tek gjermanët, dhe më 23 prill të vitit 1941 nënshkruan armëpushimin. Kështu mori fund Lufta italo – greke. Fitorja greke gjatë ofensivës italiane në tetori 1940 ishte fitorja e parë aleate dhe ndihmoi për të ngritur moralin në Evropën e pushtuar. Disa historianë, si John Keegan, argumentojnë se kjo fitore mund të ketë ndikuar edhe rrjedhën e gjithë luftës, duke detyruar Gjermaninë t’a shtynte datën e pushtimit të Bashkimit Sovjetik, pasi iu desh të ndihmonte Italinë kundër Greqisë. Kjo vonesë bëri që pushtimi gjerman i Bashkimit Sovjetik të mos kryej para fillimit të  dimrit të ashpër rus, siç ishte planifikuar, duke çuar kështu në humbjen gjermane në Betejën e Moskës.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com