Mary Camaj i bashkohet Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Mary Camaj i bashkohet Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Mary Camaj ka diplomë Bachelor në Studime Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Biznes, dhe Spanjisht në Manhattan College. Aty ka bërë prezantime të shumta dhe ka shkruar punime të panumërta për Shqipërinë. Tani po vazhdon studimet në Columbia University, niveli Master në Shkenca Politike dhe veçanërisht duke u fokusuar në rajonin e Ballkanit dhe shtetet që zotërojnë popullsi indigjene të shqiptarëve etnikë.

Prej 8 vitesh kontribuon në Grupin Artistik Rozafati të Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Hartsdale, Nju Jork. Momentalisht është valltarja kryesore e grupit. Këtë vit “Rozafati” ka përfaqësuar denjësisht komunitetin shqiptar nga Nju Jorku tek Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Pasionin dhe deshirën që ka për vallet, muzikën e traditën shqiptare e ndan edhe me të tjerët në rrjetet sociale.

Mary merr pjesë në gati çdo aktivitet që bëhet në komunitetin shqiptar në New York e më gjerë që nga organizimi, prezantimi, dhe performanca artistike. Mary Camaj është model i shkëlqyer i vajzës shqiptare, aktiviste në komunitet dhe premtuese për të ardhmen duke qenë shembull për gjeneratat që do vijnë. Vatra rritet çdo ditë. Të rinjtë janë shpresa e kombit tonë në mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com