Sokol Paja
Legalistët e Amerikës përkujtuan Gjeneral Abas Kupin në 48 vjetorin e ndarjes nga jeta. Partia “Lëvizja e Legalitetit”- dega e SHBA-së, në bashkëpunim me familjen Kupi, miq, media, veprimtarë, patriotë të spikatur në diasporë, organizata e shoqata patriotike në Amerikë, u mblodhën te varri i Gjeneral Abas Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens, Queens New York; për të përkujtuar 48 vjetorin e vdekjes së një prej udhëheqësve më të shquar të nacionalizmit shqiptar dhe veprimtarit të shquar të nacionalizmit shqiptar në mërgatën e Amerikës. Ceremonia përkujtimore filloi me lule e nderime pranë varrit ku prehet në paqen e përjetshme Gjeneral Abas Kupi. Takimin përkujtimor e hapi me fjalimin kryesor nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Lurian Mena i cili ndër të tjera tha: “Abas Kupi gjatë gjithë jetës së tij shpalosi virtytet e trimnisë, besnikërisë dhe mprehtesisë në gjykime dhe vendime. Nën urdhrat e gjigandit shtetformues Mbretit Zog, si komandant i Krujës dhe më pas si major i xhandarmarisë së Durrësit 1932-1939! Do të ishte data 9 prill e cila do t’i zbardhte faqen Shqipnisë në rezistencën ndaj të keqes dhe do të skaliste në përjetësi emrin e Abas Kupit si trim e vizionar” tha ndër të tjera z.Mena.
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416878701_768152232019968_7794063008612395529_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416893630_768152325353292_5650386303524446592_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416907277_768152092019982_1171245934206822445_n-1024x625.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416881586_768152122019979_673207173118972447_n-1024x768.jpg)
Kryetari i Legalitetit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës z.Hakik Mena lexoi një fjalim kushtuar jetës dhe veprës, aktivitetit patriotik e atdhetar të Abaz Kupit përgatitur nga av.Ilir Kukaj.
Përshëndetjen e Kryetarit të Legalitetit në Shqipëri z.Shpëtim Axhami, e lexoi për të pranishmit z.Ahmet Hoti, nënkryetar i PLL për Amerikën. Nderim Kupi foli në emër të familjes dhe shpjegoi aspekte të veçanta të veprimtarisë patriotike të Legalitetit në dobi të atdheut e kombit shqiptar. Editori i Diellit përshëndeti në emër të Federatës Vatra e gazetës Dielli duke theksuar se nderimi për Gjeneral Abas Kupin është respekt dhe nderim për historinë tonë kombëtare qëndresën antifashiste e antikomuniste.
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416881300_768152392019952_6357114843564798659_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416885797_768152168686641_3893231007741484080_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416900185_768152282019963_4476296989021672292_n-1024x768.jpg)
![](https://vatrafederation.com/wp-content/uploads/2024/01/416886793_768152365353288_362226882718236591_n-1024x768.jpg)
Editori u shprehu mirënjohjen legalistëve për mbështetjen që i kanë dhënë Vatrës me dekada. Z.Marko Kepi presidenti i “Rrënjëve Shqiptare” shpalosi lidhjen familjare me legalitetin dhe u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të ruajmë e trashëgojmë idealin kombëtar e mbretëror ndër shqiptarë.
Familja Kupi për të gjithë të pranishmit shtroi një drekë përkujtimore në Reef Restaurant & Bar.