Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” z.Elmi Berisha u takua me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj. Në një takim të përzemërt dhe vëllazëror u biseduan çështje të interesit kombëtar, vazhdimësi dhe koordinim i veprimeve të përbashkëta në interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kosova ishte temë e rëndësishme e bisedës, Presidenti Begaj dhe Kryetari Berisha vlerësuan lartë gadishmërinë e Kosovës që të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për planin franko-gjerman si një propozim i qëndrueshëm, që normalizon marrëdhëniet mes dy shteteve Kosovë-Serbi, forcon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe përshpejton integrimin euro-atlantik të Kosovës. Z.Berisha dhe z.Begaj mbështesin institucionet e Kosovës që të fillojnë procedurat e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në përputhje me Kushtetutën e shtetit të Kosovës, njohjen de fakto nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare me të drejta të plota.
Presidenti Begaj dhe kryetari Berisha u dakordësuan që të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë në fusha specifike në mes Presidencës së Shqipërisë, asaj të Kosovës dhe Federatës Vatra.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com