Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati vizitoi Vatrën

Sokol Paja

New York, 28 Shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Z.Ferati shoqërohej nga z.Ali Nimanaj nënkryetar i Komunës së Istogut, z.Kushtrim Buleshkaj, drejtor i inspektoriatit dhe z.Shpetim Qorraj aktivist i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni nga Kosova u prit nga sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj dhe këshilltari i medias në kabinetin e kryetarit të Vatrës z.Dritan Haxhia.

Në fjalën e mirëseardhjes Dr.Camaj u shpjegoi miqve rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Vatrës për çështjen kombëtare dhe komunitetin shqiptar në mërgatën e Amerikës, ndërsa z.Haxhia pyeti kryekomunarin e Istogut rreth bashkëpunimit më mërgatën dhe çështje të edukimit në komunë. Kryetari i Komunës së Istogut z.Ilir Ferati pasqyroi punën 2 vjeçare në krye të komunës, ekspozoi pika të veçanta të zhvillimit ekonomik e demografik në Istog.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra në nderim dhe respekt të politikanit të shquar shqiptar në Kosovë, babait të z.Ilir Ferati, e nderoi me mirënjohje z. Fadil Ferati (Pas vdekjes) si ish Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kryetar i Komunës së Istogut dhe veprimtar i çështjes kombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në vazhdimësi me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe për avansimin e aspiratave tona kombëtare”. Miqtë zhvilluan biseda historike për çështjen kombëtare ku Vatra ka pasur rol përcaktues dhe historik.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com