Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” z.Elmi Berisha u prit nga Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca

Prishtinë 27 Tetor 2023 – Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha i shoqëruar z.Naim Dedushaj u pritën në takim nga Kryeparlamentari i Kosovës z.Glauk Konjufca. Në një takim të përzëmërt dhe vëllazëror u diskutuan çështjet e aktualitetit politik, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.

U vlerësua lart roli dhe kontributi i qeverisë dhe popullit të SHBA-ve në mbështetjen e gjithanshme për shtetin e Kosovës, e në veçanti qasja tejet konstruktive, e drejtë dhe parimore pas përpjekjeve të Serbisë që të bëjë agresion ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Berisha njoftoi Kryeparlamentarin Konjufca për angazhimet e “VATRËS” në mbështetje të pa rezervë për institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos tani kur procesi i dialogut me Serbinë ka marrë drejtim tjeter pas ngjarjeve të 24 shtatorit, proces ky në të cilin SHBA-të kanë rol tepër të rëndësishëm për paqen, sigurinë, stabilitetin rajonal dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Së shpejti Kryeparlamentari Konjufca do ta vizitojë Uashingtonin.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com