Kombi në festë, Shqipëria drejt Euro 2024

Sokol Paja

Kombi në festë. Shqipëria, leksion futbolli Çekisë. Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti një fitore dhe rezultat historik në rrugën drejtë Europianit të Gjermanisë. Një fitore me goladë dhe dominim absolut 3-0 ndaj Çekisë e dërguan Shqipërinë në krye të Grupi E dhe praktikisht në Euro 2024. Një ndeshje e dominuar që nga minuta e parë u shpërblye me një fitore të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët.

Një ekip i fuqishëm që luan me besim dhe fantazi që ka përmbledhur djemtë kuq e zi nga çdo cep i trojeve etnike, mrekulloi çdo shqiptar me një fitore të pa imagjinueshme. Një ekip me temperament, personalitet, karakter dhe dinjitet fitoi thellë përballë Çekisë duke bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Perla e Asanit dhe rracionaliteti i Seferit ndezën zemrën dhe shpresën e madhe për një Shqipëri europiane. Eliminatoret e Grupit E kanë qenë nën shenjën e kombëtares sonë. Për herë të parë në histori, ne kryesojmë. Shqipëria shkëlqeu në çdo takim. Ekipi ka patur sukses dhe progres të hatashëm. Sylvinho e ka ndryshuar ekipin totalisht dhe lojën e skuadrës. Futbolli është kthyer në filozofi, loja në koncept e ekipi në skuadër. Një Shqipëri që të mrekullon. Fitores së magjishme iu shtua fitorja e Kosovës 3-0 ndaj Andorrës. Një natë e pa harrueshme për kombin tonë.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com