KALENDAR/ Më 8 dhjetor të vitit 1912 mblidhet kuvendin e jashtëzakonshëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”

Pas themelimit dhe njohjes zyrtare etë Federatës Panshqiptare “Vatra”, 13 qershor të vitit 1912, më 17 nëntor 1912, Vatra mbajti një tubim masiv në Boston dhe Konica ishte folësi kryesor që mblodhi diasporën shqiptare në SHBA për të kundërshtuar çdo ndarje të Shqipërisë.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve me fokus interesat shqiptare, zhvilloi punimet kuvendin e jashtëzakonshëm më 8 dhjetorit të vitit 1912. Në këtë kuvend u vendos njëzëri që Faik Konica të dërgohej si delegat i diasporës shqiptare të Amerikës në Evropë dhe në Shqipëri, për të marrë pjesë në diskutimin e problemeve të rëndësishme për të ardhmen e popullit shqiptar, që “të shtrojnë përpara Mbledhjes së Kombit dhe njerësve politikë ca mendime për të zgjedhurit e një dere mbretërore për Fronin e Shqipërisë dhe për të themeluarit e Konstitucjes” (F. Noli).. Ndërsa vendin e Fan Nolit dhe Kol Caknaqit, që u larguan prej Amerikës për në Evropë, e zunë përkatësisht Naum Cerre dhe Llambi Laro.

Konica me Nolin mbërritën në Londër pas disa ditësh, duke përfaqësuar përkatësisht Federatën Vatra dhe “Kishën Ortodokse “Shën Gjergjit” të shqiptarëve në Amerikë.

Referues:

www.zeriamerikes.com/a/1805943.html

www. fjala.al/2022/06/21/vatra-organizimi-ne-amerike-qe-mbajti-gjalle-kombin-shqiptar/

Foto:

www.radiokosovaelire.com/faik-konica-1875-1942/

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com