Integritet

Alfons Grishaj

Integritet: fjala më komplekse që pasqyron kualitetin e karakterit të njeriut. Integriteti përmbledh principet dhe vlerat, ndershmërinë, moralin e fortë, të vërtetën, etikën. Integriteti qëndron fuqishëm kundër gënjeshtrës, shpifjes, denigrimit, hipokrizisë. Njerëzit me integritet janë frymorë gadi ideal. Gjithçka e shohin me dashuri, ku dhe për të keqen më të madhe, luten për zamzam në zemër të shkretëtirës. Pavarësisht trajtimit dhe interpretimit gabuar disa mendimtarëve, se integriteti çmohet i njëjtë si vertikalisht dhe horizontalisht. Integriteti qëndron me këmbë në tokë, jashtë fantazisë qilimave fluturues e dyrdylave legjendarë. Integriteti puthitet me dritën. Po!

Aristoteli, përmend “megalopsychos” (shpirtëmadhësi = integritet) nënkupton kurorën virtytyteve më të larta: kurajo, drejtësi, xhenorizitet, zgjuarsi, shpirtmadhësi. Mendoj që feja, besimi në Zot, pranimi vlerave hyjnore dhe njerëzore janë integritet. Gjithashtu, altruizmi është integritet, sepse në thelb kulmon sakrifica njeriut për të tjerët pa kërkuar shpërblim dhe rrahur gjoksin si egoistët që nuk lënë gur palëvizur për të ujitur portretin e tyre bosh si “demigod”.

Politikanët pretendojnë se janë njerëz me integritet. Po të gjesh njerëz si, Siddhartha Gautama Buddha, Mahatma Gandi, Ibrahim Rrugova, Aung San Suu Kyi, duhen pranuar si të tillë , por është shumë e vështirë, ngaqë politikani, armën më të fuqishme ka gënjeshtrën dhe qëllimin personal mbi atë të popullit. Sa politikanë erdhën në botë nga asgjëja dhe u bënë të pushtetshëm, bile dhe milionerë e miliarderë, me buzëqeshjen fallso të Joker-it?! Që nga Islam Karimov tek Muhammad Kadafi. …

Njëherë e një kohë, Rafael Xhovanjoli shkrojti: “Që kur njeriu braktisi pyjet dhe nisi të jetojë në shoqëri, u zhduk liria dhe lindi skllavëria, sepse cdo ligj që kufizon dhe ngushton të drejtat e njeriut në dobi të shoqërisë, është një cënim që i bëhet lirisë. Kudo dhe kurdo më i forti dhe më dinaku do të sundojë mbi turmën dhe ka për të gjetur plot njerëz që t’i nënshtrohen. (Romani Spartaku-f.271)

Pikërisht, këtu fillon pa integriteti, sëmundje e njerëzve të dobët që ëndërrojnë fuqi të pamerituar, por që nuk janë asnjëherë në gjendje t’a menaxhojnë në favor të shumicës, duke kërkuar që shumica t’i shërbejë pikërisht asaj pakice me vese, e cila nuk ndalet asnjëherë në gjenerim së prapthi. Shoqëria që nuk ka integritet nuk ka kod moral, nuk ka ndërgjegje, nuk ka bosht, nuk njeh asnjëherë realitetin dhe të vërtetën sepse bëhet njësh me gënjeshtrën.

Unë mund t’a krahasojë njeriun pa-integritet me gjarpërin, ngaqë gjarpëri pasi vret vazhdon të jetojë. Gjarpëri nuk është si bleta punëtore që pickon për t’u mbrojtur dhe vdes. Në këtë rast, “Duhet të vdesë gjarpëri që të vdesë dhe helmi”- thotë, filozofi popull.

Njerëzit pa integritet, kanë zero ndjeshmëri pozitive dhe nuk janë mendje hapur dhe pse pretendojnë dhe predikojnë me trumbeta. Ndërsa ti fle në paqe me Zotin dhe familjen, ata mendojnë ditë e natë që të shpikin gjithçka vulgare për të krijuar vëmendje e krahë fantazisë sëmurë, për të fituar të pamundurën dhe të pafituarën që nuk është frut i oborrit ku jetojnë.

Ata janë si plastelina që mund t’ua ndryshosh format si skulptori bucetat vetëm brenda formatit tyre, por asnjëherë në portret të fortë: mermer apo granit. Zakonisht, nga njerëzit pa integritet lindin dhe monstrat! Sula, Neroni, Hitleri, Stalini, Pol Poti etj. Sepse njeriu pa integritet është zhveshur nga ndjesitë, dhimbjet, besimi, përgjegjshmëria dhe delikatesa njerëzore.…

Darius III u vra nga njeriu më besnik, njeriu më i afërt i tij (pa integritet), Besuss. Ndërsa Aleksandri i Madh (dhe pse e kish kundërshtar tregon integritet) e varros mbretin e mbretërve me nderimet të mëdha. Mehmet Ali Agça (pa integritet) plagos për vdekje Papa Vojtilën, dhe Papa jo vetëm ia fal jetën, por shkon dhe ia lan këmbët në burg ( integritet i lartë). Pas lirimit, Ali Agça, shkon dhe vendos buqetë me lule në kujtim të Papa Vojtilës! Përdëllimi shpirtëror i faljes dhe kujdesit transformoi Alinë, nga një njeri pa integritet, në një të penduar me integritet.

Në psikologji: njerëzit me integritet të dobët shfaqin sjellje t’pandershme, cilët kërkojnë gjithmonë “arsye” t’i justifikojnë sjelljet e tyre të turpshme. Bota e qytetëruar, kur has në persona të tillë, i vë në test deviance. Sigurisht, ata nuk e kalojnë testin, duke dalë fiasko nga përgjigjet e gënjeshtrat. Klasifikimi në file: “Integritet i dobët” ( që ne e përkthejmë, “pa integritet) i pengon ata tërë jetën e tyre për të hyrë tek portat serioze të ëndrrave të njeriut.

A mund të ndryshojë njeriu pa integritet? Për kohën tonë, solla shembullin Ali Agça. Tani po u sjell dhe një supershembull në lulëzimin e Krishtërimit, që u ndanë dy botë. Ndodh që njeriu pa integritet mund të bëhet dhe Shenjt, qoftëse fiton mbi vetveten. Në vitin 64-65, pas Krishtit, Saul i Tarsus, ishte Farise. Ai mori pjesë aktive në persekutimin e katolikëve, për të mos thënë, më i rrepti i asaj kohe! Fuqia hyjnore e Krishtit ia verboi sytë. Pas tre ditë verbimi, Jezus dërgoi dishepullin e vet Ananias e Damaskut për t’ia sjellur shikimin. Pas asaj ngjarje, Saul pranoi Jezu Krishtin, si Birin e Zotit, Mesia. Ai u pagëzua dhe mori emrin Paul, duke u bërë Apostulli më vital në historinë e Krishtërimit. Sikur kjo ngjarje të kish ndodhur në Shqipëri, mendësia primitive nuk do ia lejonte kurrë vetes të bëheshin të krishterë, por do qëndronin gjithë jetën paganë, duke gjykuar të kaluarën e Shenjtit Shën Pali erdhi dhe në Shqipëri-Durrës, i cili hapi portat e Krishtërimit në Iliri. Dhe pse Armenia, në vitin 301, pas Krishtit, krenohet si shteti parë që pranoi religjionin e Krishtërimit…shqiptarët mund të krenohen se atë privilegj e patën 230 vite para Armenëve, jo si shtet, por si qytetërim që e përcolli tek portat e Europës.

Pas kësaj, qëndroj fuqishëm se, integriteti është shkopi magjik i personalitetit dhe i shpirtit. Nëse do ishte Buddha përreth nesh do të thoshte: “Now since both dark and bright qualities, which are blamed and priced by the wise, are scattered indiscriminately among the four castes, the wise do not recognize the claim about Brahmin caste being the highest( anyone can) become emancipated by virtue of Dharma ”.

Check Also

KRYETARI I VATRËS SHTROI DARKË NDERIMI PËR ISH-PRESIDENTEN E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA

New York, 1 mars 2024 – Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com