Histori – Shtypi Shqiptar në Saint Louis

Besian Gjika

Në 30 shtator 1916, 107 vjet më parë, u botua në Saint Louis, gazeta e përjavshme, “Mprojtja Shqipetare”, (The Albanian Defense). Kjo gazetë u botua prej shoqërisë “Mprojtja Shqipetare” në adresën: 2241 Clark Ave. Saint Louis MO. Menaxher i saj ishte z. Vasil G. Marko, emër i njohur, i cili shquhet për veprimtaritë patriotike, ku në 28 shkurt 1913 zgjidhet kryetar i degës së Vatrës për Saint Louis-in si dhe për shërbimin e tij si prift në kishën ortodokse shqiptare të Saint Louis-it “Shën Mitri”, prej vitit 1917-1920. Më pas kthehet në Shqipëri së bashku me Fan Nolin ku kontribuojnë në krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare. Ndërroi jetë në Korçë në vitin 1949.

Gazeta nuk pati udhë të gjatë dhe u botuan vetëm 10 numra të saj. Në 9 dhjetor të 1916 botohet edhe numri i fundit i saj. Edhe pse nuk pati jetëgjatësi ajo mbetet një xhevahir për komunitetin shqiptar në Saint Louis. Duke shfletuar numrat e saj  të duket sikur lundron në ato kohë sa të zymta për trojet shqiptare në gadishullin Ilirik e po aq patriotike e shqetësuese për bashkëkombasit në diasporë. I bëjmë me dije të gjithë patriotët shqiptarë dhe studiuesit se së shpejti do t’i gjejnë të afishuara në website-in e shoqatës “Iliria” të gjithë numrat e plotë të gazetave shqiptare që janë botuar në Saint Louis:

“Trumbeta e Krujës”, 1911, “Mprojtja Shqipetare”, 1916, “E Verteta”, 1920-23.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com