Heronjtë kanë vetëm ditëlindje

Nga Mehmet Prishtina

NË VEND TË URIMIT

PËR DITLINDJE

HASAN PRISHTINA

GJURMËVE TË HASAN PRISHTINËS

SI DO TË DUKEJ HASANIZMI NË PROJEKSIONET E PËRBASHKËTA TË RAMËS DHE KURTIT?

Shtresa jonë hasaniste, për të cilën fliste para disa viteve Demaçi, tani mund të fillojë të fuqizohet, sepse në Tiranë dhe Prishtinë janë dy qeveri legjitime të cilat kanë shanse që të ribëjnë unitetin kombëtar jo me fjalë boshe por me punë konkrete. Edi Rama dhe Albin Kurti kanë nevojë të jenë bashkë në projeksionet e tyre qeverisëse, jo pse me këtë do të fitojnë më shumë vota në kampet e tyre politike, por pse me këtë do t’iu japin shqiptarëve më shumë kredi morale e shpirtërore për një frymëmarrje që do t’ua pastronte mushkëritë nga pluhuri i keqkuptimeve e ngatërresave të kaluara.

Nëse ëndrra e dikurshme e shqiptarëve për të pasur një front të përbashkët që nuk do të ndaheshin sipas ideologjive dhe krahinave, është pikërisht tani momenti që kjo të bëhet realitet. Është pikërisht tani çasti që mbi llogoret e ndasive politike të ndërtohen ura për të kapërcyer në bregun tjetër të qëllimit sublim për një ardhmëri ndryshe ku fëmijët tanë më shumë do të jetojnë në kënaqësinë e punëve të bëra, se sa në iluzionet ëndrrave e parealizuara.

SHQIPËRIA DHE KOSOVA MUND TË ARTIKULOJNË HASANIZMIN ME KODE TË REJA

Nëse dikur Hasan Prishtina në kancelaritë e Evropës artikulonte fuqishëm idetë e një aspirate të përbashkët kombëtare të shqiptarëve të cilën po atakonin shtetet shoviniste fqinje dhe aleatët e tyre evropianë, sot Shqipëria dhe Kosova mund të artikulojnë hasanizmin me kode të reja që i përshtaten rrethanave e konteksteve rajonale e ndërkombëtare. Një ndër ato kode do të ishte aspekti civilizues i bashkëpunimit rajonal ku Shqipëria dhe Kosova pa pasur nevojë të bëhen peng të politikave retrograde të shteteve fqinje, do të nxirrnin në sipërfaqe të gjitha ato energji kreative të cilat mund do të mund të institucionalizoheshin në Tiranë dhe në Prishtinë.

SI MUND TË NDIQET MODELI I HASAN PRISHTINËS NË FOLTOREN E PARLAMENTIT?

Shqiptarët kishin përfaqësuesit e tyre në parlamentin osman dhe njëri nga deputetët që angazhohej më së shumti për çështjen shqiptare ishte Hasan Prishtina. Ai në fjalimet e tija në parlamentin osman gjithnjë fliste për mohimin e të drejtave të shqiptarëve nga qeveria osmane. Madje në njërën nga seancat në parlament në fjalimin e tij, Hasan Prishtina kërcënoi se në rast të vazhdimit të politikës rrënuese në viset shqiptare, ai do të jetë njëri nga organizatorët dhe udhëheqësit e kryengritjes. Sepse siç tregonte edhe porosia e urtë filozofike që kishte dhënë Sami Frashëri, dy dhjetëvjeçarë më parë, se “fjalëve bajate u jep fund shpata”.

Kjo qasje e Hasan Prishtinës ndaj situatave të vështira në terren, sa mund të shërbejë si frymëzim për deputetët e tanishëm të Kosovës dhe Shqipërisë, duke zhveshur për një moment këmishën e pëkatësisë partiake e ideologjike dhe duke veshur atë të unitetit e veprimit të koordinuar.

HASAN PRISHTINA

RIGJENERUES I ARSIMIT SHQIP, KURSE SOT EMRI I TIJ DKUJT I PENGON?!

Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare veproi si atdhetar e ideolog i shquar. Roli dhe kontributi i tij u theksua edhe në fushën e zhvillimit të arsimit kombëtar gjatë periudhës sa ishte deputet në parlamentin osman (1908-1912). Ai bëri vazhdimisht përpjekje që të hapeshin shkolla në Shqipëri dhe në to të zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe në mënyrë që nxënësit të edukoheshin e arsimoheshin në frymën kombëtare. Ai preferonte ndarjen e arsimit profesional, laik dhe fetar. Në tërë këto përpjekje të tij, Hasan Prishtina vendosi të ndante 5% të të ardhurave vjetore, të cilat do t`i shpenzonte në dobi të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në Shqipëri. Dha kontribut të theksuar në hapjen e shkollave në Vilajetin e Kosovës, ndërsa në shkollën Normale të Elbasanit dërgoi djem nga vise të këtij Vilajeti, shkollimin e të cilëve e financoi me mjete të tij. Kontributi i Hasan Prishtinës në këtë aspekt është një tablo realiste e ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga Perandoria Osmane.

Dikur Hasan Prishtina ishte rigjenerues i arsimit shqip, kurse sot emri i tij vëhet në pikëpyetje?!

SHTETËSIA E KËRCËNUAR E KOSOVËS DHE KUJTIMI PËR HASAN PRISHTINËN

Sa  herë që të evokojmë jubiletë që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës, do të duhej  që këto evokime t’I shohim në foksuin e zhvillimeve aktuale. Sot kur Kosova është vend i lirë dhe i pavarur, por edhe , kërcënuar nga jashtë, kujtimi për veprën patriotike të Hasan Prishtinës, nuk është kundërshtim i ndonjë figure tjetër historike,por ky kujtim na shërben si inspirim për të vazhduar rrugën e patriotëve të mëdhenj për ta mbrojtur Kosovën, nga kundërshtarët e brendshëm dhe nga armiqtë e jashtëm. Prandaj Forcimi i shtetësisë së Kosovës, ndërtimi i një shteti të drejtë e të barabartë nënkupton realizimin e idealeve të patriotëve e atdhetarëve që dhanë jetën për lirinë e popullit tonë, në mesin e të cilëve ishte edhe Hasan Prishtina.

DIPLOMACIA E HASAN PRISHTINËS

Fuqia diplomatike e Hasan Prishtinës ka qenë e veçantë. Ai ka jetuar në shumë vende të cilat anë atë kohë janë konsideruar si kryeqendrat më të zhvilluara ekonomike dhe kulturore. Është shkolluar në liceun francez në Selanik, ka mbaruar studimet për drejtësi në universitetin e Stambollit, dhe aty është edukuar për të administruar shtetin, por edhe si diplomat. Para se të kthehet në Kosovë, sidomos pas fjalimit të famshëm në Parlametnin Osman, dhe ta organizojë kryengritjen, Hasan Prishtina, ndalon në Selanik, Manastir në Sofje, në Shkup dhe komunikon me të gjitha përfaqësitë diplomatike të cilëve ju shpalos idenë e organizimit të një kryengritje. Ai ka komunikuar me të gjithë përfaqësitë diplomatike dhe e ka informuar opinionin e fuqive të mëdha se kryengritja është në prag dhe ai kërkonte mbështetje . Pra, lëvizja jonë kombëtare nuk do të mund të ketë jehonë në qarqet dhe kancelaritë diplomatike të Europës, nëse nuk ishte një tru, si Hasan Prishtina, që do të vinte në lëvizje gjithë mekanizmin e komunikimit dhe artikulimit diplomatik me shtetet që atëbotë kishin fuqi vendimarrëse edhe për vendet e vogla të Ballkanit.

ROLI I HASAN PRISHTINËS NË VENDIMARRJEN E PRESIDENTIT WOODROW WILSON MBI SHQIPTARËT

Presidenti Amerikan Wilson në vitin 1919, me ç’rast ai e mbrojti me shumë dinjitet parimin e vetëvendosjes së popujve, elaboruar në planin e tij 14 pikësh.

Po në atë vit, Hasan Prishtina u emërua në krye të delegacionit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris, në fokus të së cilit ishte  kërkesa për  bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar. Siç dihet Hasan Prishtinës dhe delegacionit që kryesonte ai, nuk iu lejua e drejta e fjalës në këtë Konferencë, por  i dërgon letër prsidenti Wilson dhe atë që nuk mundi ta shpaloste Hasan Prishtina, e bëri politikani i madh amerikan Woodrow Wilson.  Ai do të mbetet në histori si një zë i gjallë që i dha jehonë ideve të pashpaluara  politike kombëtare të Hasan Prishtinës në një forum ndërkombëtar, siç ishte Konferenca e paqës në Paris.

 Historia një ditë do ta dëshmojë me argumente se në këto vendime largapamëse të Presidentit Wilson sigurisht që kishte ndikuar edhe letra që atij i drejtohej nga Hasan Prishtina.

HASAN PRISHTINA – NJË KOLOS ME DY JUBILE!

Sivjet shënohen dy jubile për një personalitet të rëndësishëm – 150 vjetori i lindjes dhe 90 vjetori i vdekjes së Hasan Prishtinës.

Për të qenë sa më dinjitozë këta jubile, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi dhe Fondacioni “Hasan Prishtina”, kanë paraparë një sërë aktivitetesh tematike që lidhen me jetën dhe veprën e kolosit tonë kombëtar, Hasan Prishtina.

Me këtë rast do të organizohen tribuna, konferenca, ekspozita në Prishtinë, Shkup, Tiranë dhe në disa qendra të hapësirës shqiptare, ku studiues dhe krijues të ndryshëm, do të shpalosin dimensione të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës.

HASAN PRISHTINA NË SHTYPIN E KOHËS

Veprimtaria patriotike e Hasan Prishtinës, ishte objekt shkrimesh të shumta të shkrimtarëve publiciustëve të Rilindjes sonë Kombëtare. Kështu, bie fjala, sipas poetit e gazetarit nga Reka, Josif Bageri,  Hasan Prishtina, konsiderohej shpëtimtari i çështjes shqiptare. Kurse,  Hil Mosi, i cili ishte përfaqësues i  qendrës kulturore shqiptare “Dija” në  Vjenë, i fton bashkatdhetarët të merrnin “për shembull ndershmërinë e deputet të Hasan Prishtina,  i cili pasurinë e tij e përdor për lulëzimin e kombit, e kështu pasi që do vdesim një herë, emri i juaj do të rrojë i pa vdekur, gjersa të rroj Shqipëria”.

Gazeta e kohës “Ora e Shqipnisë”  në Vjenë me 23 prill 1928 shkruan artikullin me titull:  Kuburja e tiranvet e gjoksi i patriotvet!

“… kur Presidenti i soçem i Shqipërisë pinte salep ndër hallvaxhitë e Stambolles  e turqit e ri nën maskën e reformave filluen me martirizuar popullin shqiptar me tepër se sulltani i vjetër, Hasan Prishtina, ishte i pari shqiptar që në parlamentin e Turqisë  çoj zanin e tha: “Mekenëse terorizma vazhdon e se nuk u epen të drejtat politike shqiptarvet, unë kam me kenë i pari që kam me marrë në dorë flamurin e revoluconit  kundër qeverisë së turqvet të rin”, shkruante gazeta “Ora e Shqipnisë”.

EDHE 145 VJET PAS  LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, SHQIPTARËT ENDE JANË NË KËRKIM TË NJË HASAN PRISHTINE TË DYTË

Karakteri dhe programi politik i Lidhjes së Prizrenit do të shërbejë për shumë dekada si udhërrëfyes i atdhetarëve shqiptarë, të organizuar në grupime e  orientime të ndryshme politike e ideologjike. E përbashkëta e këtij udhërrëfimi ishte vendosja e interesave kombëtare mbi ato partiake e ideologjike. Vendosja e Atdheut mbi çfarëdo lloj interesi personal, siç veproi edhe kolosi kombëtar Hasan Prishtina, i cili mbetet shembull unik në historinë politike shqiptare, me vetëflijimin e tij për interesin e përgjithshëm kombëtar, duke hequr dorë nga të mirat materiale e financiare që pati. Prandaj edhe 145 vjet pas  Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shqiptarët ende janë në kërkim të një Hasan Prishtine të dytë.

Check Also

Marko Kepi nis fushatën për Senatin e Nju Jorkut Mbështetur nga Përfaqësuesit Republikanë në Bruklin

Rafaela Prifti Marko Kepi shpalli publikisht kandidaturën e tij si republikan për Senatin e shtetit …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com