Gjuha shqipe, pjesë e pandashme e misionit tonë të shenjtë

Imam Edin Gjoni

Paqja e bekimet e Zotit qofshin mbi gjithë ju. Është një nder i jashtëzakonshëm të qëndroj para jush sot në inaugurimin madhështor të Shkollës, “Fol shqip”, një projekt i parashikuar dhe realizuar nga Shoqata atdhetare Besi. Kjo përpjekje qëndron si një dëshmi e përkushtimit kolektiv të antarëve të saj në rradhë të parë, por edhe më gjërë, për ruajtjen dhe kultivimin gjuhës shqipe dhe trashëgimisë sonë shqiptare. Shihni! Gjuha të cilën e flasim sikurse edhe populli/kombi të cilit i përkasim janë dhunti prej Zotit. Dhe si Imam që jam, unë nuk mund ti shmangem Librit bazë të cilit unë përherë i referohen. Prandaj unë në këtë rast solemn do t’i ndaj me juve dy vargje nga Kur’ani. Në të parin, ku i Madji i Zot thotë

“O ju njerëz, ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe femre, dhe ju kemi ndarë në fise dhe kombe që të njiheni me njëri tjetri e më i miri nga është ai i cili është me virtyt me të mirë”

Sikur Madhëria e tij të donte, neve do të ishim krejtë njerëzimi një fisi apo një komb, të globalizuar në një familje ose etni. Megjithatë, me urtësinë dhe vullnetin e Tij, Ai deshti që nga një mashkulli dhe femre të derivojë shumë kombe ku çdonjëri prej tyre do ti ketë tiparet e veta specifike me të cilat ai do të dallohet dhe njihet. Ashtu edhe kombi i jonë shqiptarë, deshti Zoti i Madhë të veçohemi me traditën e vet dhe gjuhën me të cilën do të dallohemi dhe njihemi në rrallën e kombëve të tjera. E pa dyshim, superioriteti i takon atyre që janë më të mirë në zemër, dhe më fisnik në virtyte.

E një prej këtyre tipare dhe veçorive është gjuha. Kur flet Zoti për gjuhën ai thotë “Nga shenjat e madhërisë së Tijë është llojllojshmëria e gjuhve tuaja që ju i flisni…” (pra ai sikur të donte, neve do të flisnim të gjithë një gjuhë, dhe do kishim një mjetë komunikimi, megjithatë Ai deshi që në përgjithësi njerëzimi të flasë në gjuhë të larmishme, me çfarë Ai shfaqë dhe dëshmon – neve besojmë – fuqinë e Tijë kreative). Rrjedhimisht, gjuha shqipe që e flasim duke qenë një prej dëshmive të Zotit me të cilën ai shfaq madhërinë është DHUNTI që vetë Zoti na e dha! E dhuntin e Zotit a duhet harruar, mohuar, injooruar? Kurrësesi, JO!

Dhe jo rastësisht poeti i jonë më madh, bilbili i gjuhës shqipe, Naim Frashëri, këndon gjuhës shqipe me fjalët që jehojnë në shpirtin dhe zemrën tonë edhe sot e kësaj dite,

“Pa shihni ç’gjuhë e mirë!

Sa shije ka e hije,

ç’e bukur dhe e lirë,

Si gjuhë prej Perëndie.”

Naimi, i cili njëkohësisht ishte njohës i mirë i teologjisë dhe misticizmit, me këto vargje përveç se na përkujton në bukurin, shijen, hijen, dhe mirësinë e gjuhës shqipe, si dhunti hyjnore, ai thua se do të na vetëdijësojë për se nevojen për ta ruajtur dhe jo harruar këtë gjiuhë, për ta mbajtur e kultivuar, e jo assesi neglizhuar dhe injoruar.

Prandaj edhe institucionet tona fetare, në rastin konkret Xhamitë, që me themelimin tyre më të hershëm janë përpjekur që krahas fesë të përcjellim edhe traditën e popullit dhe gjuhën e vet. Si pjesë e pandashme e misionit tonë të shenjtë.

Neve sot jemi më se të lumtur kur këtij misioni na jeni bashkangjitur edhe ju në ruajtjen, prezervimin, kultivimin e gjuhës tonë shqipe. Më besoni mirë se këtij misioni askush vetë nuk mund t’ia dalë. As neve në nivel familijar dhe shtëpiak, as neve si shoqatë, por as neve si xhami dhe institucione fetare. Së bashku – dhashtë Zoti – do tia dalim dhe t’ia arrijmë suksesit.

Më në fund, gjuha në fjalor definohet si një mjet komunikimi. Mirëpo ajo është shumë më tëpër se kaq. Ajo është ena që mbart kujtesën tonë kolektive, traditat tona dhe identitetin tonë kulturor. Ajo përmbledh shpirtin e të parëve tanë dhe shërben si një urë lidhëse midis brezave. Neve definitivisht nuk jemi të parët të cilët e folëm këtë gjuhë. Kjo gjuhë është fol jo me dekada, as jo me shekoj, por me mileniume të tëra mijë vjeçare. Por neve sot do t’ia vëjmë vetës pyetjen: “A do të jemi ne ato të cilët të fundit do ta flasin gjuhën shqipe? A do të këputet kjo traditë mijëvjeçare me neve? A do të lejojmë të thonë fëmijët tonë prindërit tanë kanë folur Albanian por neve nuk dijmë? Jo nuk do të lejojmë kurrë e për jetë! Si familje ja japim besen Zotit se nuk do të lejojmë të ndodhë kjo. Si Xhami ia japim besën se nuk da të lejojmë!

Shoqata Besi sot, e përherë, jep BESËN e Zotit se nuk e lejon këtë kurrë e përherë! Por thotë FOL SHQIP! Ashtu na ndihmoftë Zoti, neve në shtëpia, në Xhami, në këtë Shkollë Fisnike!

Prandaj, në emër të Qendrës tonë dhe kryetarit të saj zotni Ahmet Veles, në emër të Imam Jusufit dhe në emrin tim personal shoqatës Besi i uroj shumë sukses në veprimtarinë e tyre, në misionin që kanë ndërmarë për të “Fol Shqip”, të “vallëzu dhe këndu shqip”! Zoti ju priftë çdo mbarësi, sukses dhe begati në projektet dhe veprimtarit tuaja! E bëftë që shoqata dhe shkolla e juaj të jetë një fener i identiteti tonë kombëtarë dhe kulturor. I shprehi mirënjohje të gjithëve që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ëndrre. Së bashku, le të fillojmë këtë udhëtim për të siguruar që gjuha jonë të mbetet e gjallë dhe e dashur për brezat që do të vijnë.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com