GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE

Valdete Dida Cenalia

Zemra e mban njeriun, si flamuri kuq e zi që na përfaqëson të gjithëve ne, në mbarë kombin shqiptar kudo që ndodhemi nëpër botë. Kombi shqiptar, si asnjë komb tjetër në botë i ka të shenjta datat historike, datat që lidhin shekujt, idealet dhe krenarinë kombëtare. Kombi shqiptar ka nje datë që na bën bashkë të gjithëve, pa dallim krahine e feje ashtu siç bëri dhe The Albanian Alliance of New Jersey (që drejtohet nga Alban Gaba) në këtë ditë madhështore të 28 Nëntorit.

Në këtë ditë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu më 28 Nëntor 1443 në prani të fisnikëve shqiptare të Krujës, ngriti flamurin në kështjellën legjendare të Krujës, në trojet Arbërore me shqiponjën dykrenare. Më 28 Nëntor 1912 ora 14 plaku mjekërbardhe, Ismail Qemali në prani të delegatëve të të gjithave krahinave të kombit shqiptar valviti flamurin e Skënderbeut me shqiponjën dykrenare. Ai flamur u rikthye në trojet e veta, edhe pse të emigruar erdhi si shqiponjë e pamposhtur për të dëshmuar se përfaqëson kombin fisnik e të lashtë që në genin e tij nuk kishte as grabitjen e trojeve. Të mbushen sytë me lot, ndjehesh shumë krenare kur ti dëgjon emrin Shqipëri dhe Shqiptar.

Kur Ekzekutivi i Qarkut Bergen James Tedesco shprehet se shqiptarët janë një popull i fortë, i pasur me shumë kulturë. Të mbushet shpirti, kur kryetarja e Bashkisë së Fairview Nju Xhersi, Violetta Berisha flet aq bukur shqip për këtë ditë të Flamurit, për kulturën, traditat dhe atë çfarë na simbolizon ne më së shumti, zgjuarsinë. Zgjuarsia dhe mprehtësia e Violettës shpalosi në pak minuta se kush ishin dhe janë shqiptarët, si shqiptarët e kanë ruajtur kulturën, gjuhën dhe traditat, ku dhe vetë familja e saj ka festuar çdo vit Festën e Flamurit edhe pse larg vendlindjes, jemi rritur me ngjyrat e këtij flamuri kuq e zi. Jam krenare që jam shqiptare! Gëzuar, Festën e Flamurit shqiptarë, kudo që ndodheni! Para ngritjes së flamurit poetesha Arjana Fetahu Gaba recitoi një nga poezitë e saj:

”Rrënjët i kemi Kastriot” Rrënjët kemi Kastriot

mbushur sheshi kuq e zi,

Ne faqe ca lot më ranë,

Nuk është dhimbje por dashuri,

Të shikoj vëllain me vëllanë.

Në zemër na vlon gjaku i Arbrit,

Jemi bijtë e Shqipërisë,

Me kostum veshur malësori,

Dridhet teli i çiftelisë.

Po shoh Vlorën, shoh Tiranën,

Shoh Kosovë e Çamëri,

Bie lahuta, gjëmon toka,

Vdesim ne për Shqipëri.

Po shoh Strugën dhe Preshevën,

Dibra, Shkodra që janë nji,

Kështu të jemi grusht bashkuar,

Rreth flamurit kuq e zi.

Në Nju Jork u mblodh Shqiptari,

Rrënjët kemi Kastriot,

O flamur valëvitu qiellit,

Të të njohë e gjithë kjo botë.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com