Françesko Krispi, një arbëresh, që me vepër dhe vlerë kontributi, zuri një vend privilegji në historinë e Italisë

Konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860, dhe ai ishte arbëresh, një potencial i jashtëzakonshëm i mendimit dhe veprimit. Jeta e tij është e stuhishme dhe arritjet gjithashtu janë të mëdha. Nuk reshti së përmbushuri qëllimet e tij që mbruheshin në idealet e larta dhe qëllimet e mira, pavarësisht kohës së cilës ai i përkiste dhe shtjellave të fuqishme ku ai u përfshi. Me një mendje të kthjellët, shpirt qëndrestari bëri jo pak, hyri në historinë e Italisë si ministër dhe si kryeministër.  

Françesko Krispi u lidn më 4 tetor 1819 në Pallaci-Ribera në Siçili dhe u shua më 11 gusht 1901 në Napoli) ish revolucionar arbëresh, kryeministër i Italisë dhe patriot.

Krispi erdh në jetë në një familje arbëreshe e Siçilisë dhe u pagëzua në Kishën Bizantine Arbëreshe në Pallacë, sipas dëshirës së prindërve të tij. Gjyshi i tij, Françesko, ishte një prift ortodoks-bizantin i kishës arbëreshe dhe xhaxhai i tij, Jozefi, ishte një peshkop i kishës arbëreshe dhe rektor i Seminarit Arbëresh në Palermo, ku Françesko Krispi shkoi për të studiuar (1828-1835).

Fëmijërinë e Françesko Krispit kaloi në të parat kohë tek katundin arbëresh e t’atin, Pallaci, i cili ësh një vendbanim i vogël i krijuar nga shqiptarët të ikur prej pushtimit otoman në shekullin XV.

Ai pati një rol shumë aktiv në kryengritjen për pavarësi të sicilianëve kundër mbretit Ferdinand II në Palermo, gjatë vitit 1848. Kjo kryengritje dështoi në maj të vitit 1849 dhe ndryshe nga pjesëtarët e tjerë, Krispi nuk u përfshi në faljen e përgjithshme që ju bë kryengritësve, gjë që e detyroi të largohej për në Piemonte. Në Milano, ai u përfshi në “konspiracionin e Mazzinit” gjatë vitit 1853, dhe për këtë arsye u përzu nga Piemonte. Pas largimit nga Piemonte ai u vendos në Maltë e më pas në Paris. I përzënë edhe nga Franca vendoset në Londër duke u bashkuar për herë të parë me Giuseppe Mazzinin.

Krispi në vitin 1860, bashkë me Bertanin, Bixion, Medicin dhe Giuseppe Garibaldin udhëhoqi “ekspeditën e të njëmijëve” që arriti ne Siçili në datën 11 maj 1860. Më 13 maj 1860 Krispi mori pjesë në shpalljen e Mbretërisë së Italisë. Pas rënies së Palermos, Krispi u emërua Ministër i punëve te brendshme dhe të financave i qeverisë provizore siciliane, por iu desh të jepte dorëheqjen pas kundërshtimeve të ideve të Cavourit rreth aneksimit të Siçilisë nga Italia .

Më pas i emëruar sekretar i Garibaldit siguroi dorëheqjen e Agostino Depretisit si diktator “pro-tempore” i Siçilisë, i cili ështe emëruar në atë post me urdhër të Giuseppe Garibaldit.

Në vitin 1861 kandidoi për ekstremin e majtë në Palermo, por humbet. Megjithatë ai arrin të fitojë një vend në kuvend si përfaqësues i komunës Castelvetrano. Në këto votime u mbështet nga një mik i ngushtë sicilian, republikani Vincenzo Favara.

Krispi fitoi emërimin si anëtari më agresiv dhe më i apasionuar i partisë republikane. Por, në 1864 ai deklaroi se ishte monarkist me citatin e njohur “Monarkia na bashkoi, Republika na ndau”, të cilin e gjejmë edhe në korrespondencën që kishte me Mazzinin.

Në vitin 1866 refuzon të bëhet pjesë e qeverisë Ricasoli. Pas shpalljes së luftës franko-prusiane në vitin 1870 u vu kundër aleancës së mundshme në mes të Italisë dhe Francës.

Pas ardhjes të së majtës në pushtet në nëntor të vitit 1876, emërohet President i Dhomës. Më 1887, rikthehet si ministër i brendshëm në qeverinë e Agostino Depretisit dhe mbrenda vitit e zëvendëson si kryeministër, pas vdekjes se Depretisit. Në 1889, miraton kodin penal të ri të Giussepe Zanardellit që solli shumë ndryshime të rëndësishme, si lirinë e shoqatave dhe të grevës për herë të parë në Evropë si dhe heqjen e dënimit me vdekje. Në lëmin ekonomik adoptoi një politikë proteksioniste duke vendosur taksa mbi prodhimet komerciale në doganë. Përparime u bënë edhe në industri, sidomos në atë të rëndën si metalurgjia e cila nuk ekzistonte aspak në Itali.

Më 1891 Krispi largohet nga qeveria e Rudinit por pas rënies të qeverisë Giolitti nga skandali i Bankës Romana, emërohet sërish kryeministër. Këtë herë qeveria e tij sa vjen e bëhet më shumë konservator edhe autoritare, duke shtypur me dhunë revoltat e punëtorëve si dhe shkrirjen e Partisë Socialiste në 1894.

Në këtë kohë pati si sekretar personal shkrimtarin dhe diplomatin milanez Carlo Dosi.

U largua nga skena politike pas dështimit në Adua në 1896. Dalja e fundit publike është në Romë katër vjet më vonë, gjatë funeralit të mbretit Umberto I. Vdes në Napoli më 12 gusht 1901 gati tetëdhjetë vjeçar.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com