Engjëll Sedaj dhe përkthimi i Kur`Anit

Në 80 vjetorin e lindjes

Me Engjëll Sedajn, profesor I filologjisë klasike, një Latinist i dalluar, punonim bashkë në Fakultetin Filozofik(tash I Filologjisë) në Prishtinë prej vitit 1974. Fushat të ndryshme, ai professor i latinishtes në katedër të gjuhës Frenge, unë professor I arabishtes në katedër të Orientalistikës, por valët jo të ndryshme. Na afronte Ungjilli dhe Kur`ani.

Kur dol inga shtypi përkthimi i Kur`anit, në vitin 1985, Engjëlli e kishte blerë. Ai e kishte lexuar me kujdes dhe nuk kaloi një vjet pas botimit, e shoh në Rilindje të datës 14 shkurt, 1987: Engjëll Sedaj, DUKE LEXUAR KUR`ANIN në shqip, e përktheu Feti Mehdiu.

Ishte prezentim serioz nga një kuadër me kompetencë jo për islamistikën, por për nivelin e Shpalljeve hyjnore, gjithsesi. Ishte njohës I teologjisë krishtere dhe me prezentimin e përkthimit të Kur`anit në gjuhën shqipe nderonte kulturën shqiptare dhe Librin e shenjt Islam – Kur`anin. Ky prezentim ishte i pari dhe mbeti i vetmi, deri në vitin 1999, në faqet e shtypit shqiptarë. E falënderova për prezentimin pa rezervë, kurse Egjëlli poashtu më uroi për punën e kontributin e dhënë gjuhës dhe kulturës shqiptare, sepse përkthimi I veprave si Kur`ani kanë rëndësi për historinë e kulturës së popujve përkatës. Kur u ndamë nuk hezitoi të ma shpreh edhe dronë e tij me fjalët, ndoshta nuk qëndrojnë në tërësi vlersimet e mia, kolegë, por unë kështu e shikova me kënaqësi këtë kontribut tëndin. Edhe një herë I falënderova sinqerisht dhe u ndamë.

Fitova përshtypjen se kur takoheshim herave tjera – punonim nën një kulm – me përshëndeste me simpati. Kaluan shumë vite që takoheshim më rrallë në rrethana të jashtzakonshme pasi që nga viti 1990 deri në vitin 1999, punën tonë me studentë e kryenim nëpër objekte private,pasi ishim të përndjekur nga organet e dhunshme të shtetit të Serbisë dhe të larguar nga institucionet tona.

Kur filloi të botojë revistën shkencore DARDANIA SACRA, një ditë duke dalë nga Instituti Albanologjik, e vizitonim shpesh, ma zgjati revistën Dardania Sacra nr. 2, që sapo kishte dal. Unë e kisha pas në dorë numrin e parë dhe e urova për numrin e ri. Falemnderës kolegë, dhe ndali hapin pak e m`u drejtua, për numrin tjetër të pres me një kontribut për numrin 3. Nuk i premtova për shkak të angazhimeve tjera, por kur e takova herën tjetër, dhe kur iu përgjigja jam shumë i zënë nuk kam kohë, prerazi më tha numrin tre nuk e dergoj në shtyp pa ty, të lutem, ka edhe dy muaj kohë.

Iu përvesha dhe zgjodha të prezentoj veprën e Muhamed M. Arnautit, Kosova bu’retu-n-nizai-l-albanijji-s-serbijji fi karni-l-‘ishrin, Al-Kahire, 1998,(Kosova, Burimi i grindjeve shqiptare- serbe në shekullin njëzet), Dardania Sacra, nr.3, 2001, fq. 490-493, Prishtinë. Plotsova një obligim moral ndaj kolegut Engjëll Sedaj, për çka ai mbeti shumë I kënaqur me këtë kontribut timin, aq më tepër se prezentohej një vepër e një miku të tij – ai i çmonte lart kontributet e dr. Muhammed M. Arnautit.

Pas disa vitesh, kur ndërroi jetë, e pata mundësinë t`i bëja nderimin e fundit dhe ta përcjelli në banesën e fundit, në varrezat afër Ambasadës Amerikane, në Prishtinë.

Prof.Feti Mehdiu, Montreal, 19 dhjetor, 2023.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com