Dr. Paulin Marku: Krijimi dhe rrugëtimi historik i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

Më 28 prill 1912 u mbajt mbledhja e parë dhe u zgjodhën përkatësisht drejtues të Vatrës:

Fan Noli Sekretar i Komisionit Qendror;

Llambi Çikozi arkëtar i Vatrës;

Kristo Kirka, menaxher i gazetës “Dielli “;

Kristo Floqi, Faik Konica ishin për menaxhimin e degëve të Vatrës;

Paskal Aleksi, Elia Tromara, Kosta Vasili inspektorë të gazetës “Dielli”. Me themelimin e Vatrës merr rrugë një bashkim idesh dhe vizioni të disa intelektualëve shqiptarë në diasporë, që më vonë do të jenë edhe aktorë të rëndësishëm në politikën e brëndshme në Shqipëri dhe diasporë. Pra, 28 prilli i 1912-ës ishte një ditë e rëndësishme historike që dëshmon se pas shumë diskutimesh ata gjetën dakortësinë në diasporë e largët të Amerikës dhe bashkuan shoqata e klube të ndryshme shqiptare në një Federatë Panshqiptare në Amerikë, “Vatra”.

Udhëtimi i saj historik për më shumë se një shekull e një dekadë është i lavdishëm dhe i rëndësishëm për Kombin Shqiptar.

Vatra është organizata më e fuqishme atdhetare e diasporës sonë, po ashtu, edhe më jetëgjatë në emigracion shqiptar.

 “Vatra” dha kontributin e saj në fusha të ndryshme, si politike, ekonomike, arsim dhe në kulturën shqiptare.

Vatra u shndërrua dhe në një shoqëri patriotike në interes të Kombit.

Vatra investoi financiarisht për të punuar për çështjen kombëtare nëpërmjet misioneve, agjenci të huaj, si dhe duke ndërmarrë një seri protesash e me dërgimin e telegrameve.

Gjithashtu, investimet në arsim dhe kulturë ishin prioritet për Vatrën. Ajo investoi për botimin e 200000 tekste shkollore kur ato ende mungonin në Shqipëri.

Vatra është larg fizikisht me trojet shqiptare por shpirtërisht dhe moralisht ka qenë dhe gjenden pranë në çdo moment dhe në çdo rrethanë.

Faktet historike dëshmojnë për veprimtarinë patriotike, arsimore e kulturore të Vatrës për më shumë se një shekulli jetëgjatësie, çka përbën vlerë dhe krenari kombëtare.

Check Also

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16 vjetorin e Pavarësisë në sallonet e …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com