Dokumente amerikane për Kosovën

“Studiuesi, Lulzim Nika, ka kohe qe eshte afirnuar si emer, si hulumtues i zellshem i dokumentave te arkivave amerikane per ceshtjen shqiptate. Ai, permes trajtesave shkencore, monografive dhe librave ne fushen e studimeve historike ka shpalosur burime, deshmi, nota dhe kabllograme diplomatike, te cilat deshmojne per qendrimet e vazhdueshme te Qeverive amerikane per ceshtjen shqiptare, mbeshtetjen e Departamentit te Shtetit Amerikan per kauzen tone kombetare. Nga ato deshmi, nga ato burime arkivore te dores se pare, lexuesi shqiptar ka mundesi te njihet per historine dramatike te intetesimit te shtetit amerikan ne mbrshtetje te ceshtjes sone kombetare.

Ne kete konteksr, lobri me i ri i Prof. dr. Lulzim Nika, Dokumentet amerikane per Kosoven eshte kontribut i vlefshem i autorit per historiografine shqiptare. Per me teper, studiuesit shqiptare, te cilet e kabe specializim te ngusht temen perkatese, do te kene mundesi qe, mbi keto te dhena te arkivave amerikane ti thellojne hulumtimet, kerkimet e tyre. Gjithsesi, analizuar nga distanca historike, studimi Prof. dr. Lulzim Nika, Dokumente amerikane per Kosoven paraqet arritje shkencore, nxitje per hulumtime te reja sj dhe, per ndricimin e kontekstit historik, politik, diplomatik te rruges se popullit te Kosoves per clirim nga subdimi serb dhe themelimin e shtetit te pavarur te Kosoves. Dokumentet e arkivave amerikane per Kosoven, te shpalosura ne kete monografi, jane baze e shkelqyer per studime, per analiza ovjektive per temen perkatese” -Prof dr. Agim Zogaj.

“Studiuesi i zellshëm Lulzim Nika, pas hulumtimve të tij në arkivat amerikane sjell para lexuesve një libër të veçantë me dokumente tashmë të deklasifikuara ku paraqitet politika amerikane dhe qëndrimet e Dtej Departamentit për çështjen e Kosovës. Ky libër ka një rëndësi të veçantë për historinë më të re të Kosovës në veçanti dhe historiografinë shqiptare në përgjithësi. Botimi i faksimileve të këtyre dokumenteve në gjuhën origjinale-angleze e të shoqëruara edhe me përkthimin nē gjuhën shqipe është burim i mirë reference për të gjithë ata që merren me studimin e historisë së Kosovës dhe qasjen e diplomacisë amerikane ndaj saj”-Jusuf Osmani Dr. i Arkivistikës.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com