Çfarë thanë të huajt për shqiptarët, nga Ami Bue, Maksimilian Lambec deri te Lamartini, Bajroni dhe Xhorxh Fred Uiliams

Të huaj që shkruajnë ose flasin për virtytet e larta të shqiptarëve, etnokulturën, trimërinë, etj

Ami Bue:

“Shqiptarët janë njerëz më të bukur në Perandorinë osmane”.

B. Vranisheviq:

Piktor nga Vojvodina: “Është mrekulli ta shohësh popullin trim luftëtar shqiptar… Ata nuk lodhen për pasuri e luks… gjithmonë janë të aramtosur, madje edhe gratë të cilat njihen nga shikimi i tyre krenar dhe të ecurit të sigurtë… Lumturinë nuk e kërkojnë te bukuria, por në kënaqësinë e tyre, të burrit të vet, të fëmijëve dhe popullit të tyre”.

Bajroni:

“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një pejsazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”. Për dy nipërit e Ali Pashë Tepelenës, ka thënë: “Janë krijesa më të bukura që më ka zënë syri… Femra shqiptare vetëm njërit ja fal trupin dhe zemrën”.

Branton. Publicist:

“Shqiptarët ishin themeluesit e kalorësisë së lehtë (franceze – R.N.) dhe se me ushta të gjata (armë – R.N.) dhe me flamurkat në majat e tyre, e nisnin betejën, duke u sulur me vrul mes rreshtave të armikut dhe jepnin goditje duke krijuar pështjellim”. (“Fakti”, 3 nëntor, 2005 – Luan Rama)

Dekani:

“Populli shqiptar është i shëndoshë, i durueshëm, i gjallë, me dinjitet dhe mjaft i ditur”.

Eriksoni: misionar amerikan: “Nuk ka popull më shpirtmirë e më të sjellshëm (gjentil) në Evropë se shqiptarët. Ata, përbëjnë një element të fuqishëm burrërie. Mblidhen me besnikët më të adhe dhe japin jetën për fjalën e dhënë”.

Fal Majeri

“Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u rruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë… Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve”.

Fransua Pukëveli:

“Shqiptarët që mund të quhen shiitë të Perandorisë së Lindjes…janë plot entuziazëm për atdheun e tyre dhe për të flasin vetëm në superlativ… Nuk ia ndajnë kurrë sytë maleve të Epirit… Mbajnë mend mirë pavarësinë që e gëzonin”.

Gerard de Nerval:

“Ngado që ishin shqiptarët shiheshin si luftëtarë kryenecë që nuk e përfillnin vdekjen”.

Gligor Përliçev:

“Të gjithë shqiptarët janë zemërgjërë, mendjemprehtë dhe mirënjohës të mëdhenj; janë mikpritës dhe të besës si asnjë komb tjetër, të ndershëm, thellësisht liridashës dhe të patrembur në luftime…”.

Ibn Kemali. Historian osman:

“Shqiptarët e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjanin gjarpërinjëve helmues, dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri në kohën e mbrëmjes… Kur lufta pushoi, ata porsi lumenj vërshuan mbi ushtrinë tonë dhe e thyen atë…”.

Jovan Haxhivasileviq.

Më 1918 shkruante se shqiptarët e Dibrës kurrë nuk i kanë zbatuar urdhërat dhe reformat e sulltanit, pushtetit turk aty ka qenë vetëm formalisht.

Lamartini.

“Nuk ka pendë as penel që mund të shprehë sakrificën heroike të banorëve (të Shqipërisë) në luftrat që kanë bërë kohëve të fundit, më shumë se askush tjetër, për çlirimin e Greqisë”. Ai për shqiptarët ka shkruar edhe këtë: “Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Turqit Skenderbeun, njerës këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak e të së njejtës gjini”.

M. Huacunthe Hecquard:

“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe se disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijt e vet, pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës, ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.

M. Ritton:

“Gratë arvanitase janë më të pastra se gratë greke”.

Madam Senja. Greke, nënë e një poeti francez:

“Vallja e njohur “hasapikos”, që kërcehej nga arvanitasit e konkretisht nga kasapët, “përbënte një rishfaqje skenash luftëtarësh të vjetër qysh nga epoka e Aleksandrit të Madh”.

Maksimilian Lambec:

“Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë, kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”.

Marco Nese.

Ky shkencëtar ose shkrimtar italian, në një vepër të vet, të 3 dhjetorit 2004, ka theksuar se pas kapitullimit të Italisë, më 8 shtator 1943, kur Gjermania e shpalli ushtrinë italiane për dezertore dhe vendosi ta dënojë me vdekje, 20.000 ushtarë italianë shpëtuan jetën duke u fshehur nëpër familjet shqiptare. “U veshën me kostume kombëtare vendase, mësuan ndonjë fjalë shqip, etj”

Marieta Vasilesku.

Kjo rumune filoshqiptare, në një rast ka thënë se ka parë një ëmbëltor të Sharrit, shqiptar, i cili edhepse flente me hanxharën nën jastëk, ishte njeriu më besnik, më i ndershëm dhe më i guximshëm i Bukureshtit.

Michael Attaleiates.

Kronist bizantin. Në v.1034, ka shkruar: “Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur Roma as katolicizmi, nuk e di se sa sukses do të kemi ne. Ata i mbahen ende origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin vendin”.

Pallavçini. Ambasador në Stamboll:

“Kryengritja e Shqipërisë së Veriut (më 1910), e çoi Turqinë në gjendje tejet kritike, jetë a vdekje për qeverinë turke”.

Pushkini:

“Vetëm gjatë një beteje në Revolucionin rumun, mernin pjesë 700 shqiptarë”.

Rozher (1922):

“Shqiptarët trajtojnë mikpritjen si një rit të shenjtë. Ata nuk dinë si ta falenderojnë mikun që e ka nderuar duke kaluar pragun e shtëpisë së tyre”.

Seneshali i Madh. Gjeneral i shquar nga Normandia, i shek. XVI:

“Sllavët, janë të pamëshirshëm në luftë, vrasin këdo që arrijnë dhe nuk zënë asnjë rob lufte, ndaj edhe ne ua bëjmë njësoj. Sa për shqiptarët, ata kanë sjellje krejtësisht tjetër dhe sillen njerëzisht ndaj robërve të zënë… në ushtrinë e mbretit Luigj XII, ishte formuar një gradë prej 1200 shqiptarësh, të cilët treguan trimëri aq të shkëlqyer, sa që u bënë simbol i armatave franceze për afër një shekull të tërë. Kështu që, mbretërit e tjerë të Francës, për komandant të ushtrisë emëronin gjithënjë ndonjë shqiptar, siç ishte, fjala vjen, gjenerali Duka i Brisakut, etj.

Sreten Vukosavleviq. Deputet serb:

“Lëvizja kaçake ka qënë një profesion fisnik dhe elegant me të cilin merreshin njerëz të guximshëm dhe të zot, të ndihmuar nga populli, prandaj edhe pushteti sërb nuk ua delte dot në krye”. Ndërsa, ministri i Punëve të Brendëshme, M. Vujiqiq, shton: “Shqiptarët e kanë patur traditë “kaçakllëkun”, sepse kanë dashur të jetojnë të lirë dhe të pavarur”. Kosta Novakoviq, thekson se “kaçakët janë njerëz që bëjnë kurban të gjitha: shtëpi, mall, katandi dhe marin malet ku formojnë çeta komitësh dhe luftojnë kundër barbarizmit të ushtrisë dhe policisë serbe”. Edhe Nushiqi, në mënyrë indirekte e arsyetonte Lëvizjen kaçake. Mosha Pijade, ka pranuar që kaçakët kanë luftuar kundër zgjedhës së rëndë serbe, që do të thotë e ka arsyetuar veprimin e tyre.

Stadtmuller:

“Lufta greke për liri, nuk mund të mendohej pa elementin shqiptar”. (Sidomos, pa Ali Pashë Tepelenën, i cili e nxiti Kryengritjen e v. 1821, dhe pa të cilin edhe sikur të fillonte ajo kryengritje, “do shuhej qysh në djep” – thuhet në literaturën historike).

Tacit:

“Ilirët janë një popull i fuqishëm, me sy të errët, të matur, guximtarë, kryelartë që nxjerr ushtarë të mirë”.

Timotheos:

“Shqiptarët janë më luftarakët e botës”.

Tit Livi:

“Romakët janë qytetëruar nga etruskët”. (toskët – R.N.)

Vuk Karaxhiq:

“Ne Serbët duhet të marrim shembullin e shqiptarëve të cilët i përkasin – tri feve e konsiderojnë njëri tjetrin bashkëkombas dhe shqiptari musliman i vret 10 turq për një shqiptar të krishterë, ndërsa shqiptari katolik i vret 10 itlianë për një shqiptar musliman apo orthodoks dhe poashtu shqiptari orthodoks i vret 10 grekë për një shqiptar musliman ose katolik”. Përndryshe, Karaxhiqi ka treguar interesim për shqiptarët, siç ishte edhe botimi shqip i “Dhjatës së Re”, botuar në Korfuz më 1827. Mirëpo, objekti i interesimit të Vuk Karaxhiqit është edhe historia e shqiptarëve, sidomos periudha e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe personaliteti i tij. Librin “Jeta e Gjergj Kastriotit” e parapagoi për vete, për konsullin rus në Dubrovnik, si dhe për personalitetet e tjera të jetës letrare, historike e kulturore të Serbisë. Ai mblodhi edhe 13 këngë popullore shqipe të cilat në vitin 1830 ia dërgoi Jernej Kopitarit. Këto këngë u botuan në “Zbornik filoloshkih i lingvistçkih studija” më 1921, me titull “Arnautske pjesme” (“Këngë shqiptare”)”. Përndryshe, sipas dr. Jashar Rexhepagiqit, Vuku ka ditur pak edhe shqipen.

Xhorxh Fred Uiliams:

“Nuk ka popull më shpirtmirë e më gjentil në Evropë se shqiptarët”.

Check Also

KRYETARI I VATRËS SHTROI DARKË NDERIMI PËR ISH-PRESIDENTEN E KOSOVËS ATIFETE JAHJAGA

New York, 1 mars 2024 – Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra z.Elmi Berisha …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com