Aristidh Kola dhe kulti i heroit

Në fund të Javës së kulturës arvanite, pamë edhe një film dokumentar për njërin prej figurave emblematike të rilindjes shpirtërore arvanitase të kohës sonë. Ishte fjala për avokatin dhe dijetarin e përma¬save kulturore europiane Aristidh Kolën, jo pse kishte studiuar në Francë, por pse në Greqi, mes arvanitasve kishte sjellë frymën europiane të lirisë së fjalës dhe të mendimit, kishte sjellë frymën e njohjes së vlerave etnokulturore të grupeve etnike.

Thonë se në Ballkan nuk ka legjendë ku nuk gjendet së paku një hero. Në të vërtetë në Ballkan zor të merret një iniciativë sado e vogël pa kultin e heroit, kryesisht viktimë. Këtë fat, në kohën e re, e patën edhe arvanitasit. Avokati Aristidh Kola, që la profesionin e tij për t’iu përkushtuar zgjimit kombëtar, për të dhënë kontributin e tij për çështjen e Kosovës dhe më në fund për të kundërshtuar konceptet nacional-shovini¬ste të politikës së Beogradit, që gjithnjë e më shumë po bëheshin edhe koncepte të qarqeve të caktuara greke, papritmas vdiq ‘nga një sëmundje e pashërueshme’(!). Ndonëse nuk thuhej në film, lajmi për helmimin e tij nga qarqet zyrtare greke, pikërisht ashtu sikur u helmua Papa Kristo Negovani në fillim të shekullit XX, tashmë është dhënë disa herë. Për arvanitët Nëna Terezë dhe Aristidh Kola janë dy heronj të përjetshëm – pëshpëritnin të pranishmit me lot në sy! ‘Ne e dimë se edhe ju keni shumë respekt për Nënën Tereze, por mund të themi se ai që është Adem Jashari për Ju në Kosovë, për Ne në Greqi është Aristidh Kola.’

Sigurisht kjo ishte arsyeja pse Aristidh Kola të nesërmen u shpall qytetar nderi i komunës së Skënderajt, asaj komune ku lindi dhe u bë vetë historia, heroi legjendar Adem Jashari.

Prof. Begzad Dhe Prof.Myrvete Baliu

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com