A po rishfaqet autoritarizmi i gogolit komunist në Shqipëri?!

Një thirrje diplomatëve perëndimorë në Tiranë

Nga Frank Shkreli

Po e filloj këtë shkrim modest me fjalët e Abraham Lincolnit: “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”. Sa herë jam shprehur gjatë viteve se Shqipëria nuk bëhet me nostalgjikët e komunizmit, se “Demokracia nuk Pret”, se kanë kaluar 30- vjetë nga shembja e Murit të Berlinit dhe Shqipëria, si asnjë vend tjetër ish-komunist, nuk përballet, zyrtarisht, as simbolikisht, me krimet e regjimit komunist dhe as nuk i dënon ato. Se, Tirana zyrtare nuk kujton as viktimat e shumëta të komunizmit dhe as nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit enveristo-stalinist gjatë tre dekadave të kaluara. Për këtë fajin e ndajnë si pozita aktuale socialiste në qeverisje ashtu edhe opozita aktuale demokrate, në të kaluarën.  Shumica e shqiptarëve janë të bindur tanimë se këto tre dekada, të tranzicionit “post-komunist”, nuk ishin asgjë tjetër veçse një vazhdimësi e regjimit famëkeq, pak më e butë ndoshta se ish regjimi enverist, por në thelb, anti-demokratik, me vlera dhe ideologji të njëjtë.  Për fat të keq, përjetësimi i të keqës komuniste (the evil of communism) siç e quante dikur Presidenti Ronald Reagan, ka arrijtur proporcione aq serioze sa që sot nevojit paralajmërimin e ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri kundër dukurive të tilla. Për më tepë, një gjë e tillë po ndodhë në Shqipëri para syve të diplomatëve perëndimorë në Tiranë dhe përball heshtjes së tyre ndaj këtye dukurive shqetësuese poër një vend anëtar të NATO-s.

Unë modestsisht, vite më parë, shpeshëherë, kam paralajmëruar përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shqipëri se e keqja e bishës komuniste po përjetësohet në atë vend dhe se kjo është tanimë një politikë zyrtare, ndonëse e heshtur ndoshta, por e qëllimshme dhe se diplomatët e vendeve perëndimor në Tiranë duhet të flasin haur kundër dukurive të tilla. Shqipëria drejt autoritarizmit — rezistenca e shqiptarëve kundër autoritarizmit duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve! | Gazeta Telegraf

Duhet rikujtuar diplomatëve perëndimorë në Tiranë – miq të vjetër e të rinj të Shqipërisë dhe shqiptaraëve — se heshtja e tyre e kohëve të fundit ndaj përjetësimit të asaj që, jo vetëm Kisha Katolike Shqiptare e shikon si një përjetësim të keqës komuniste në atë vend, por edhe vërejtës të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë mendojnë gjithashtu se — nuk është në interesin e demokracisë shqiptare as në interesin e marrëdhënieve të Kombit shqiptar me miqtë e tij në botën demokratike perëndimore, ku të gjithë ne mendojmë dhe besojmë se përkasin dhe ku i duam shqiptarët, përjetësisht, si njërin prej popujve më të vjetër ë Evropës. Si dhe pse mund të justifikohet heshtja e diplomatëve të vendeve të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndaj dukurive “të herë pas hershme të neo-komunizmit dhe forma të ndryshme të lartësimit të ish-diktaturës komuniste”, sipas deklaratës së ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Të nderuar diplomatë të demokracive perëndimore në Tiranë, ju mund të vazhdoni të heshtni ndaj këtyre dukurive të po ju kujtoj edhe njëherë fjalët e Dr Martin Luther King – kampionit të drejtave të njeriut në Amerikë shekullin e kaluar se, “Më në fund, ne nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqëve tanë kundër nesh, por do të kujtojmë heshtjen e miqëve tanë”, përball padrejtësive ndaj ndesh.  Brezi i sotëm i shqiptarëve ka filluar të vejë në dyshim miqësinë e përendimorëve dhe habitet për heshtjen tuaj ndaj lartësimit të një regjimi barbar komunist në Shqipëri, madje edhe nga qarqet zyrtare, të politikës dhe të drejtësisë të një vendi anëtar i NATO-s.

Heshtja e ndërkombëtarëve në Tiranë ndaj shkeljes flagrante të drejtave të sanksionuara edhe ndërkombtarisht, përfshirë kapjen e institucioneve, nuk është në interesin e perëndimit — e në interesin e shqiptarëve, jo se jo! Kjo duhet të jetë kauza e ndërkombëtarëve në marrëdhëniet e tyre me institucionet zyrtare shqiptare dhe me të gjitha entet e tjera të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar, përfshir opozitën dhe shoqërinë civile ashtu siç janë me mungesa dhe jofunksionale. Për ndryshe, përballë kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perëndimore, me të drejtë, duhet të bëjnë pyetjen: Cili është suksesi i demokracisë në Shqipëri që është premtuar me derdhjen e fondeve marramendëse këto 30-vjet të tranzicionit nga takasapaguesit amerikanë dhe everopiano-perëndimorë?

Kjo, për të mbajtur në pushtet këtë klasë politike aktuale 30-vjeçare, autoritare, neo-komuniste – pozitë dhe opozitë — e lidhur ngusht, jo vetëm ideologjikisht por edhe biologjikisht me rrenjtë e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës – diçka e pa parë sot në ndonjë vend tjetër ish-komunist, anëtar i aleancës ushtarake perëndimore, NATO-s, siç është Shqipëria. 

 Përjashtim në këtë mes mund të jetë Rusia neostaliniste e Putinit — një shoqëri, kryesisht, neostaliniste dhe Turqia erdoganiste autoritare — shembuj qeverisjeje që tolerohen nga perëndimi për liderët autoritarë të Ballkanit, megjithëse ka edhe shembuj të tjerë, si Vjetnami e të tjera vende, anë e mbanë botës.   Për fat të keq, Shqipëria sot ka arrijtur në një pikë – që falë pozitës dhe opozitës — mund të konsiderohet, sipas një komenti të botuar, ditët e fundit, si një, “laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtosh një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është i hapur me botën, madje edhe anëtar i NATO-s”.  A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak? – OPINEWS (politiko.al)

Krijimi i një shoqërie totalitare ishte edhe kushtrimi dhe paralajmërimi i përfaqsuesve të Kishës Katolike shqiptare.  Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf.  Thirrja e ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri, Nëntorin e kaluar, drejtuar udhëheqësve më të lartë të vendit: Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të shqyrtojnë, seriozisht, dënimin me ligj të “dukurive të krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri, siç e quajnë udhëheqësit e Kishës Katolike Shqiptare fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Enver Hoxhën, në atë vend.  Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

Kjo thirrje – pas 30-vjet të ashtuquajturit tranzicion politik — drejtuar klasës aktuale politike shqiptare, qeverisë dhe shtetit, është aq i jashtzakonshëm sa edhe i mirëpritur, ndërkohë që gogoli komunist dhe influenca e tij po shfaqen anë e mbanë Shqipërisë nepërmjet masave qeveritare dhe para syve dhe heshtjes së diplomatëve perëndimorë në Tiranë përball këtij fenomeni dhe dukurive absolutisht të papranuara për një vend anëtar të NATO-s. Klerikët katolik, duke qenë të shqetësuar për shfaqjen e këtyre dukurive në Shqipëri, bëjnë thirrje për dënimin me ligj të “krimit të apologjisë”, ndërsa theksojnë se gjithnjë, tre dekada të ashtuquajturit tranzicion “post-komunist”, “librat e historisë nuk thonë të vërtetën mbi komunizmin në Shqipëri.”

Unë besoj se dalja në publik — në këtë kohë — me një deklaratë të tillë drejtuar institucioneve më të larta të shtetit shqiptar në lidhje me dënimin me ligj të “krimit të apologjisë” — nuk ishte një vendim i lehtë për udhëheqsit e Kishës Katolike të Shqipërisë – si një prej enteve të komuniteteve të shoqërisë shqiptare që ka vuajtur më së shumti nga barbarizmat e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës.  Thirrja e ipeshkvijve të Shqipërisë drejtuar përfaqsuesve të shtetit dhe të qeverisë shqiptare do duhej të mbështetej edhe nga diplomatët e vendeve, historikisht, mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, para se Shqipëria të futet në një autoritarizëm qeveritar të llojit putinist dhe vlerash neostaliniste. Në minimum, të nderuar diplomatë perëndimorë, shqiptarët presin prej jush që të tregoni sadopak mirëkuptim për shqetësimet e shoqërisë shqiptare – të pasqyruara nga ente serioze siç është Kisha Katolike në Shqipëri — në lidhje me dukuritë e formave të ndryshme të neo-komunizmit dhe të lartësimit të ish-diktaturës komuniste të Enver Hoxhës.

Heshtja e përfaqsuesve të lartë diplomatikë të demokracive perëndimore në Tiranë nuk u bën nder as ju personalisht as vlerave të vendeve që ju përfaqësoni.  Ndërkohë që shqiptarët — siç është shprehur për kohën e tij dikur mbrojtësi i të drejtave civile në Amerikë, i Përndershmi Martin Luther King, do të kujtojnë “heshtjen e miqëve tanë”, kur do diuhej të flisnin përball padrejtësive ndaj tyre.

Frank Shkreli

Xhon Kennedi, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara: “Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk është prekur nga lufta, ose nga korrupsioni, ose nga të dy këto”.

Check Also

Havzi Nela, zani kushtrues i një shpirti ngadhënjimtar, poeti i këngës kryengritëse

Nga Albert Vataj Në ndërmendjen e përvjetorit të lindjes së poetit, tuj kumtu mirënjohje për …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com