16 vjetori i pavarësisë së Kosovës u festua në Albany – New York

Shqiptarët organizuan festë madhështore në kryeqytetin e New York-ut Albany me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në Asamblenë dhe Senatin e New York-ut shqiptarë nga të gjitha trojet dhe shtetet e Amerikës festuan së bashku solemnisht në nder të ditës së lirisë së Kosovës.

Ku organizim u mundësua me kërkesën e veprimtarit Naser Nika në emër shoqatës shqiptare- amerikane Staten Island-NY. Asambleisti Charles Fall dhe Senatorja Jesika Spanton mbajtën fjalimet kryesore.

Në këtë manifestim morën pjesë shumë zyrtarë nga Kosova: Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, i Skenderajt Fadil Nura, i Deçanit Bashkim Ramosaj, i Malishevës Ekrem Kastrati, i Klinës Zenun Elezaj si dhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi.

Check Also

INAUGUROHET BAZA E NATO-S NË KUÇOVË, MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Z.BAJRAM BEGAJ

Të nderuar ushtarakë të lartë të NATO-s, Të dashur ushtarë dhe efektivë të FA, Rijetësimi …

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com